Site icon Telegrafi

Mikpritje e ngrohtë për Rita Orën në Finlandë, flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar valviten në rreshtat e parë për artisten

Rita Ora (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Artistja me famë botërore, Rita Ora, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Finlandë.

Mijëra fansa kanë mirëpritur këngëtaren shqiptare, e cila ka promovuarpara tyre albumin e saj më të fundit, “Phoenix”.

Në mesin e të pranishmëve, shumica kanë qenë shqiptarë, disa prej të cilëve në rreshtat e parë të koncertit kanë valvitur flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Në disa imazhe që Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, shfaq momentin kur para saj valviten dy flamujtë e vendit të saj etnik.

Rita është krenuar gjithmonë me prejardhjen e saj, e ndërsa fansat e saj më besnikë duket të jenë ata shqiptarë.

Këngëtarja përndryshe do të vazhdojë të mbajë koncerte anë e mbanë Evropës, në promovim të albumit të saj të dytë.

Përndryshe. “Ritual” titullohet kënga e fundit që ajo solli për fansat dhe që është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version