Telegrafi

Mikete Hajdari, zonja që mori drejtimin e Forumit të Gruas së LDK-së në Pejë

E përkushtuar në punë, jetë plot aktivizëm, e dëshmuar në strukturat partiake të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mikete Hajdari, ish-kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga LDK në zgjedhjet qendrore të 2019-ës, tashmë ka marrë timonin e Forumit të Gruas së LDK-së në Pejë.

Me votë unanime Mikete Hajdari është zgjedhur në krye të grave të LDK-së në këtë komunë, ndërsa detyrën e ka pranuar nga Besa Gaxherri, kryetare e këtij forumi deri më tash.

Mikete Hajdari, aktivitetin e saj politik të derisotshëm me LDK-në e ka shtrirë nën moton e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.


Kryetarja e Forumit të Gruas, Mikete Hajdari me Gazmend Muhaxherin – kryetar i Degës së LDK në Pejë

Me plot aktivizëm dhe projekte konkrete Hajdari premton zhvillimin të strukturave brneda forumit dhe ngritje të pozitës së gruas brenda për brenda strukturave partiake.

Dega e LDK-së në Pejë, me rastin e zgjedhjes së saj, e ka uruar në përgjegjësinë e re, përderisa ka falënderuar edhe kryetaren e gjertanishme Besa Gaxherrin./Radio1/