Mesfushori nigerian, John Obi Mikel nuk është në planet e Chelseat.
Afrikani nuk është aktivizuar nga trajneri italian, Antonio Conte i cili nuk po llogaritë në shërbimet e tij.
Mikel do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në La Liga.
Është skuadra e Valencias që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij dhe dëshiron ta transferojë atë.
29-vjeçarit i skadon kontrata me Chelsean në qershor të vitit 2017 dhe do të largohet për pak para në janar.
Valencia pritet të paguajë rreth tre milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/