Site icon Telegrafi

Mikel Merino arrin në Londër – fillimisht testet mjekësore, pastaj nënshkrimi me Arsenalin

Mesfushori spanjoll Mikel Merino ka arritur në Londër, duke i hapur rrugën transferimit të tij të shumëpritur te Arsenali. 

28-vjeçari mbërriti në aeroport pasi u nis nga San Sebastian, duke sinjalizuar fazat e fundit të transferimit të tij në klubin e Ligës Premier. 

Arsenali do të paguajë një tarifë fillestare prej 33 milionë euro, plus 5 milionë euro shtesë në formë bonusesh, për të siguruar shërbimet e Merinos. 

 

Mesfushori do të bëhet nënshkrimi i tretë i këtij afti kalimtar për  Topçinjtë, pasi e bleu përfundimisht portierin David Raya nga Brentford dhe ardhjes së Riccardo Calafiori nga Bologna. 

Merino tashmë pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor, një procedurë standarde në procesin e transferimit. 

Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me opsion për një vit shtesë, duke forcuar mesfushën e klubit të Londrës së Veriut. /Telegrafi/  

Exit mobile version