Site icon Telegrafi

Mikel Arteta zbulon mesazhin e Pep Guardiolës pasi mposhti Man Cityn

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka uruar pas fitores në derbi në ndeshjen e fundit mes tyre.

Arsenali më në fund përfundoi një seri prej 15 ndeshjesh pa fitore kundër Manchester Cityt, më 9 tetor, kur Topçinjtë mposhtën kampionët në fuqi të Ligës Premier me rezultat 1-0.

Pas ndeshjes, Arteta pati një shkëmbim të shkurtër fjalësh me ish-shefin e tij, Guardiola, ndërsa tani ka treguar se për çfarë kanë folur.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier, rezultat shokues për Man Utd, Chelsea dhe Tottenham

“Po, fola me të pas ndeshjes. Është gjithmonë kështu, është shumë e tensionuar, është shumë emocionale, shumëçka ndodh në atë moment, por pas kësaj, marrëdhënia mbetet e paprekur”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Kam humbur shumë më tepër se sa kam fituar kundër tij, por, të them të drejtën, në dy ndeshjet e fundit kur fituam Community Shield dhe tani në ligë, ndjenja është krejtësisht e ndryshme”.

“Ai tha: Urime, ju djelmosha jeni një ekip i mrekullueshëm”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Lexo po ashtu Zbulohet formacioni më i vlefshëm në Ligën Premier – dominohet nga lojtarët e Man Cityt, asnjë lojtar i Man Utd

Arteta punoi si ndihmës trajner i Guardiolës në City për më shumë se tre vjet përpara se t’i ofrohej një shans për të marrë drejtimin e Arsenalit.

Tani, skuadra e tij është në krye të Ligës Premier së bashku me Tottenham Hotspur, ndërsa City është disa pikë prapa. /Telegrafi/

Exit mobile version