Telegrafi

Mikel Arteta lavdëron top yllin e Arsenalit, thotë se ai ka ndikuar shumë në formën e mirë të tyre

Arsenali ka marrë një fitore të madhe me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Brightonit, duke vazhduar serinë pa humbje në Ligën Premier në 2024.

Pas ndeshjes, Mikel Arteta nuk u kursye nga lëvdatat për yllin e ekipit, Kai Havertz, për të cilin tha se ka pasur një ndikim mjaft të madh në formën e mirë që po kalon Arsenali këtë sezon.

“Ai është duke pasur një ndikim të madh në ekip, unë mendoj se paraqitjet e tij të përgjithshme kanë qenë mjaft të mira dhe tani numrat e tij në aspektin e golave, janë shumë, shumë të lartë. Ai duhet ta mbajë këtë nivel”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Unë mendoj se bashkëpunimi mes sulmuesve sot ka qenë fantastik, unë mendoj se ata kanë pasur një qëllim të vërtetë dhe një lidhje, ne krijuam shumë raste për gol”, deklaroi spanjolli.

Lexo po ashtu Arsenali fiton në udhëtim ndaj Brightonit dhe rimerr kreun e tabelës

Havertz po shijon rekordin e tij më të mirë të golave në një sezon të vetëm të Ligës Premier, pasi tashmë numëron nëntë gola të shënuar në elitën e futbollit anglez.

Përveç nëntë golave të shënuar, ai ka dhuruar edhe pesë asistime në ligë për ‘Topçinjtë’ deri më tani, teksa është paraqitur në 30 ndeshje në të gjitha garat./Telegrafi/