Telegrafi

Mikel Arteta konfirmon lëndimin e Bukayo Sakas

Bukayo Saka nuk do të luaj për Arsenalin ndaj Brentford kur dy skuadrat do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të “Carabao Cup” të mërkurën. Saka pësoi një lëndim në këmbë në barazimin 2-2 ndaj Tottenham Hotspur, sfidë në të cilën ishte autor i një goli.

22-vjeçari u pa duke çaluar gjatë kohës shtesë  dhe tani frika më e madhe e tifozëve të Arsenalit është bërë realitet.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Brentford, Arteta tha para gazetarëve: “Ai ishte duke çaluar keq pas ndeshjes”.

“Ne duhej ta largonim atë nga fusha, diçka që nuk është një shenjë e mirë. Ai nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën stërvitore”, shtoi tekniku spanjoll.

Arteta më pas u pyet nëse Saka do të mungojë edhe në sfidën ndaj Bournemouth në vikend  dhe për këtë ai tha: “Është e mundshme, po”.

Deri në rikuperimin e plotë të anglezit, ai mbetet në dyshim për sfidën e madhe ndaj Manchester Cityt në tetor.

Saka e ka nisur mjaft mirë këtë edicion të ri të garave, teksa ai është autor i tre golave dhe dy asistimeve për Arsenalin në Ligën Premier./Telegrafi/