Mikel Arteta mendon se Arsenali duhet të nënshkruajë të paktën me shtatë lojtarë gjatë verës.
Por, spanjolli këmbëngul se nuk është penduar që bëri disa largime në afatin kalimtar të janarit, përkundër disa lëndimeve që ka tani.
Lëndimet e Kieran Tierney, Thomas Partey dhe Takehiro Tomiyasu do të thotë se Topçinjtë kanë vetëm 15 lojtarë të kyç në dispozicion për ndeshjen e sotme jetike në shtëpi kundër Brighton.
Dhe me Alexander Lacazetten, Eddie Nketiahn dhe Mohamed Elnenyn të gjithë të vendosur të largohen si lojtarë të lirë, kjo do të thotë një afat i madh shpenzimesh për Artetën.
“Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës kërkojnë një skuadër shumë më të madhe sepse sasia e lojërave është shumë më e madhe”.
“Nëse ne mund ta përballojmë atë financiarisht dhe nuk duhet të bëjmë kthesën në skuadër që na është dashur, ajo që dua është 22 lojtarë jashtë fushës dhe tre portierë”.
“Shumë gjëra duhet të vendosen dhe kjo kërkon kohë, kështu që unë pres një verë të ngarkuar”.
Tierney është përjashtuar për pjesën tjetër të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni në gju të enjten, ndërsa Partey gjithashtu mund të kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit pas një përsëritjeje të një lëndimi në kofshë gjatë humbjes 3-0 të së hënës në Crystal Palace.
Kjo e lë Artetan duke i mbaruar opsionet pasi ai lejoi gjashtë lojtarë të largoheshin në janar pa nënshkruar asnjë zëvendësues.
Por, ai këmbënguli se nuk është penduar dhe tha: “Ata që u larguan ishin lojtarë që nuk i përdornim realisht dhe nuk e di se sa do të kishin luajtur”.
“Ne morëm një vendim bazuar në atë që shihnim çdo ditë, se si lojtarët mund të kontribuonin në rolin e tyre në klub dhe nëse donin ta bënin këtë”.
“Unë nuk mendoj se duhet të justifikojmë një vendim që ne besuam se ishte gjëja e duhur për klubin dhe më pas për lojtarët individualë që po kërkonin një mundësi për të luajtur futboll, sepse ata nuk kishin asnjë minutë për disa muaj”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/