Një lojtar i Arsenalit raportohej se ishte afër arritjes së një marrëveshje për t’u larguar nga klubi, por tashmë është bërë e ditur se Mikel Arteta ka intervenuar për ta parandaluar largimin e tij.
Ekipi i teknikut spanjoll nuk ka bërë biznes gjatë afatit kalimtar të janarit përkundër disa lëndimeve të lojtarëve kyç në muajt e fundit, si ai i Bukayo Saka.
Ata ishin lidhur fortë me një transferim të Martin Zubimendit dhe Mathys Tel, teksa Daily Mail ka konfirmuar më parë se Aston Villa ka refuzuar ofertën e tyre për sulmuesin Ollie Watkins.
Tani, trajneri i ‘Topçinjve’ ka bllokuar largimin e njërit prej lojtarëve të ekipit të parë këtë muaj, përkundër faktit se lojtari në fjalë ishte fare pranë marrëveshjes me klubin e ri.
Sipas Sky Sports, mesfushori Jorginho kishte bërë gati gjithçka për të nënshkruar një kontratë për t’iu bashkuar Flamengos në verë.
Flamengo do të kishte preferuar që 33-vjeçari të bëhej qysh në janar pjesë e tyre, por Arsenali nuk dëshiron ndonjë largim nga klubi duke marrë parasysh garën për trofeun e Ligës Premier.
Jorginho ka bërë 48 paraqitje për Arsenalin që prej se u bë pjesë e tyre nga Chelsea në janar të vitit 2023.
Ai shënoi nga penalltia në fitoren e Arsenalit me rezultat 3-1 ndaj Gironës në Ligën e Kampionëve, si dhe ka qenë titullar i rregullt në ndeshjet e kupës./Telegrafi/