Mikel Arteta beson se Arsenali ka burime të mjaftueshme për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon para duelit ndaj PSV-së në 1/8-tën.
‘Topçinjtë’ luajtën baras pa gola në udhëtim ndaj Nottinghamit në një ndeshje të rëndësishme në Ligën Premier dhe me fitoren e Liverpoolit në anën tjetër ndaj Newcastle United, ata kanë mbetur 13 pikë mbrapa në garën për titull.
Duke marrë parasysh se shpresat e klubit londinez për titull po zbehen, Arteta tani po synon suksesin në Evropë, teksa ka deklaruar se skuadra e tij ka burime të mjaftueshme për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë vit.
“Këtë vit, ne kemi qenë më shumë konsistent. Ne kemi shënuar shumë gola dhe nuk kemi pësuar pothuajse fare”.
“Ne kemi pësuar vetëm tri gola, që është diçka e mrekullueshme. Ne i kemi këto burime, kjo është ajo që skuadër tashmë e ka bërë, tani duhet të vazhdojmë kështu”.
“Kur shikoni skuadrat që kanë qenë shumë të suksesshme, rekordi i tyre defanziv është kritik”.
“Pastaj ju duhet të shfaqni kapacitetin për të shënuar shumë gola në këtë garë, tani skuadra është më ndryshe, por ajo ka ende shumë burime për ta bërë këtë”, ka thënë Arteta./Telegrafi/