Site icon Telegrafi

Mike Tyson “vë në gjumë” peshkaqenin gjatë sfidës nënujore, ndërsa pranon se ishte i tmerruar për vdekje

(Foto: Screenshot/YouTube/Discovery)

Mike Tyson “e ka vënë në gjumë” një peshkaqen gjatë një zhytjeje, ndërsa më pas ka pranuar se ishte tmerruar për vdekje.

Legjenda e boksit e kishte pranuar sfidën nënujore si pjesë e emisionit të Discovery Channel, ‘Shark Week’.

54-vjeçari është vënë përballë peshkaqenit në tri raunde, në duelin e etiketuar si “Tyson vs Jaws”.

(Foto: Screenshot/YouTube/Discovery)

Dhe përballja përfundoi me Tysonin që arriti t’i shkaktonte ‘imobilitet tonik’ peshkaqenit – një gjendje e palëvizshmërisë së përkohshme.

Në sfidën e parë, Mike kishte bërë një zhytje në kafaz me peshkaqenët, ndërsa në raundin e dytë ishte në oqeanin e hapur dhe duhej t’i shtynte peshkaqenët nëse afroheshin shumë.

(Foto: Screenshot/YouTube/Discovery)

Në stadin final, Tyson ishte zhytur në thellësi prej 15 metrash pa kafaz mbrojtës. Ai duhej ta kapte një peshkaqen dhe të përpiqej t’i shkaktonte ‘imobilitet tonik’ (ta bënte të palëvizshëm) – ndërsa kjo arrihet duke e kapur për hunde.

(Foto: Screenshot/YouTube/Discovery)

Boksieri kishte udhëtuar në Bahamas për këtë sfidë dhe sipas Bleacher Report, kishte punuar me shkencëtarët në mënyrë që të ndihej me komod me peshkaqenët. /Telegrafi/

Exit mobile version