Site icon Telegrafi

Mike Tyson me shpejtësi dhe goditje të frikshme në stërvitje, pas paralajmërimit për t’u kthyer në ring

(Foto: Screenshot/Instagram/miketyson)

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka dëshmuar se nuk e ka humbur shpejtësinë dhe fuqinë e ikonës së peshave të rënda, ndërkohë që po përgatitet për t’iu kthyer boksit.

53-vjeçari ka paralajmëruar se do të kthehet në ring, 15 vite pas pensionimit, për të konkurruar në ndeshje miqësore që do të kenë qëllime bamirëse.

Për ta dëshmuar se akoma e ka boksin në vetvete, Tyson e ka publikuar një video nga stërvitjet në Instagram, duke treguar shenjat e tij dalluese: shpejtësinë dhe fuqinë.

Boksieri amerikan e shkroi emrin në histori si një prej yjeve më të frikshme të këtij sporti, kur e mposhti Trevor Berbickun në vitin 1986 dhe u bë kampioni më i ri (20 vjeç) në kategorinë e peshave të rënda.

Lexo po ashtu Ana e errët e Mike Tyson: Nga orgjitë me nënat e atyre që u jepte para, deri te fantazia e shfrenuar për t’ia shpërthyer dikujt trurin

Mirëpo, problemet në jetën e tij personale ndikuan në karrierën e Tyson, e cila pati ngritjen dhe rëniet e veta. Pas qëndrimit trevjeçar në burg, në vitin 1996 i riktheu titujt WBC dhe WBA, por të njëjtin vit humbi nga Evander Holyfield dhe një vit më pas ia kafshoi veshin.

Statistikat e tij janë 50–6, me 44 fitore të realizuara me nokaut, ndërsa ‘Iron Mike’ konsiderohet si boksieri më i famshëm në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/

Exit mobile version