Telegrafi

Mike Tyson jep parashikimin e tij për duelin ndërmjet McGregor dhe Mayweather

Legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson, mendon se dueli i shumëpritur ndërmjet Conor McGregor dhe Floyd Mayweather do të ishte i njëanshëm në rast se do të zhvillohej me rregulla të boksit.

Dy kampionët në kategoritë e tyre (MMA dhe boks) janë vazhdimisht pjesë e diskutimeve për një meç, i cili do të ishte madhështor, mirëpo deri më tani nuk kanë arritur marrëveshje se ku do të ndeshen – në ring apo në tetëkëndësh.

Tyson beson se McGregor nuk do të kishte kurrfarë shansi ndaj Mayweather në një duel boksi, derisa beson se edhe në rast se Conor do të luftonte me rregullat e MMA (arteve të përziera marciale) dhe Floyd me ato të boksit, amerikani do të ishte kundërshtar i denjë për irlandezin e famshëm.

Lexo po ashtu McGregor: Do ta shokoj botën e boksit, të gjithë do t'i hanë fjalët e tyre (Video)

“McGregor nuk ka asnjë shans sipas meje. Boksimi i tij ndaj Floyd nuk do të ishte aspak interesant. Po të luftonte me rregullat MMA dhe Floyd me ato të boksit, atëherë do të ishte interesante”.

“Diçka e tillë do të na intrigonte dhe ne do të mendonim se kush do të fitonte”, ka deklaruar Tyson për Sport 360. /Telegrafi/