Telegrafi

Mike Tyson fotografohet në një karrige me rrota – shqetësime rreth shëndetit të tij

Kohët e fundit ai befasoi fansat duke pretenduar se ‘data e tij e skadencës’ po ‘vjen shumë shpejt’ – dhe pamja e Mike Tyson në një karrige me rrota ka shtuar edhe më shumë shqetësimet rreth shëndetit të tij.

Legjenda 56-vjeçare pranoi të bënte disa selfie me fansat dhe kaloi më pas përmes terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami të martën.

Ish-kampioni i peshave të rënda ka vuajtur nga një ‘shpërthim i nervit shiatik’, një gjendje mjekësore që lidhet me pjesën e poshtme të shpinës, e cila thuhet se është një dhimbje tashmë e njohur për të. Ai u fotografua duke përdorur një shkop ndihmës muajin e kaluar edhe pse tani duket se ai ka nevojë për më shumë ndihmë me lëvizshmërinë e tij gjatë udhëtimit.

Lexo po ashtu Mike Tyson përfshihet në një tjetër përplasje me një fans: Ia prekin hundën, reagimi nga legjenda ishte i menjëhershëm

Ai ka treguar më parë se dhimbja e shpinës e bëri atë të linte boksin – dhe një lëndim serioz në vitin 2020 e la atë në lot dhe të lidhur në shtrat për dy javë.

Por, një person i afërt me Tyson i siguroi fansat, duke folur për TMZ: “Është thjesht një rrezik profesional për një atlet si Mike”.

Kohët e fundit, Iron Mike ka folur në mënyrë morbide për mënyrën sesi ai pret që vdekja e tij të vijë ‘shumë shpejt’ ndërsa fliste me një terapist.

Lexo po ashtu Mike Tyson flet për herë të parë për incidentin në aeroplan - aty ku grushtoi fansin e tij

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht”, kishte thënë Tyson.

“Pastaj, kur shikoj në pasqyrë, shoh ato pika të vogla në fytyrën time, them: ‘Uau. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt’”. /Telegrafi/