Kohët e fundit ai befasoi fansat duke pretenduar se ‘data e tij e skadencës’ po ‘vjen shumë shpejt’ – dhe pamja e Mike Tyson në një karrige me rrota ka shtuar edhe më shumë shqetësimet rreth shëndetit të tij.
Legjenda 56-vjeçare pranoi të bënte disa selfie me fansat dhe kaloi më pas përmes terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami të martën.
Ish-kampioni i peshave të rënda ka vuajtur nga një ‘shpërthim i nervit shiatik’, një gjendje mjekësore që lidhet me pjesën e poshtme të shpinës, e cila thuhet se është një dhimbje tashmë e njohur për të. Ai u fotografua duke përdorur një shkop ndihmës muajin e kaluar edhe pse tani duket se ai ka nevojë për më shumë ndihmë me lëvizshmërinë e tij gjatë udhëtimit.
Ai ka treguar më parë se dhimbja e shpinës e bëri atë të linte boksin – dhe një lëndim serioz në vitin 2020 e la atë në lot dhe të lidhur në shtrat për dy javë.
Por, një person i afërt me Tyson i siguroi fansat, duke folur për TMZ: “Është thjesht një rrezik profesional për një atlet si Mike”.
Kohët e fundit, Iron Mike ka folur në mënyrë morbide për mënyrën sesi ai pret që vdekja e tij të vijë ‘shumë shpejt’ ndërsa fliste me një terapist.
“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht”, kishte thënë Tyson.
“Pastaj, kur shikoj në pasqyrë, shoh ato pika të vogla në fytyrën time, them: ‘Uau. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt’”. /Telegrafi/