Telegrafi

Mike Tyson e këshillon Joshuan para rimeçit me Ruizin

Mike Tyson ka ofruar përvojën e tij për ta paralajmëruar Atnhony Joshuan para ripërballjes me Andy Ruizin për titujt e kampionit të botës.

Boksieri legjendar, që po ashtu ka pësuar një humbje befasuese në karrierën e tij për herë të parë, insiston se britaniku duhet të jetë në gjendje të mirë për t’u përballur me meksikano-amerikanin.

Ai ka treguar më tej edhe për pasojat që mund t’i pësojë nëse mendon se e ka të fituar rimeçin, pasi Ruiz nuk është kundërshtar i lehtë siç duket nga të gjithë.

Andy Ruiz duke e nokautuar Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Ai (Joshua) ka bërë një gabim, u lëndua, gjëra që ndodhin”, ka thënë Tyson. “Mund ta fitojë rimeçin, por mendja e tij duhet të jetë në vendin e duhur. Nëse ai mendon se e ka fituar meçin, atëherë mund ta pësojë edhe më keq se në përballjen e parë”.

“Duhet të qëndrojë vetvetja. Kur ne shkonim në stërvitje, ne gjithmonë kemi shkuar fillimisht në mal, për t’u frymëzuar, që të qëndrojë vetvetja”.

Lexo po ashtu Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet në Britani të Madhe

“Ai duhet ta qartësojë mendjen e tij para meçit dhe të mendojë se si mund ta mposht kundërshtarin dhe mos të futet në ring sikur të ishte befasi humbja e parë”, ka shtuar më tej legjenda e boksit.

Përballja e dytë në mes të Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet në fund të këtij vitit, e që sërish do të luftohet për titujt e më të mirit në boks. /Telegrafi/