Dueli i Ligës së Evropës ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit nuk i ka ngjarë një finaleje të madhe evropiane, duke qenë se mijëra ulëse kanë qenë të zbrazëta në Stadiumin Olimpik në Baku.
Edhe pse ndeshja u zhvillua në një stadium me kapacitet prej 68.700 ulëse, UEFA ua ka ndarë vetëm nga 6.000 bileta për tifozët e secilës skuadër.
https://twitter.com/deanogalione/status/1133809057469489153
Meqenëse Baku është një prej qyteteve jo aq të qasshëm nga Britania e Madhe, dy klubet nuk kanë arritur të sigurojnë numër të mjaftueshëm tifozësh.
Në këtë mënyrë, mijëra vende kanë qenë të zbrazëta në Stadiumin Olimpik. Kamera e BT Sport i ka kapur hapësirat e zbrazëta në tribuna.
Disgusting to see so many empty seats when thousands of dedicated fans were denied the ability to be there.
Uefa need to be held accountable for this so it never happens again. #UELFINAL #ARSvsCHE #Arsenal #Chelsea pic.twitter.com/i2MoMNC2nt
— Ash (@AshMeppers) May 29, 2019
Faji është hedhur mbi përzgjedhjen që e bërë UEFA në lidhje me qytetin se ku do të zhvillohet ndeshja. /Telegrafi/