Site icon Telegrafi

Mijëra tonelata gurë bien nga shkëmbi në një plazh në Britani, mrekullisht shpëtojnë pushuesit që gjendeshin aty pranë

Ky është momenti rrëqethës kur mijëra tonelata gurë përplasen në një plazh në Devon të Britanisë së Madhe, duke shpëtuar mrekullisht shumë pushues që në ato momente gjendeshin në plazh.

Pamjet shfaqin shkëmbin gjigant nga i cili binin gurët dhe krijohej re tymi – duke detyruar pushuesit të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.

Familje me fëmijë shiheshin duke u rrezitur kur filloi rrëshqitja e gurëve – që për fat të mirë nuk lëndoi as edhe një pushues.

Autoritetet tashmë kanë paralajmëruar pushuesit në plazhin Jabo’s Ladder në Sidmouth – për incidente të tilla.

Në anën tjetër një incident i ngjashëm kishte ndodhur në plazhin e njëjtë në tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version