Tifozët e Arsenalit nuk mund të jenë të ngazëllyer nga mundësia e paraqitjes së tyre këtë sezon në Ligën e Evropës – por mbështetësit e rivalëve të tyre, Koln, të Grupit H me siguri që janë.
Me skuadrën e Arsene Wengerit që do të ndeshet sot (e enjte) në Emirates me ekipin nga Bundesliga, mijëra tifozë të klubit gjerman me nofkën ‘Billy Goats’ zbritën në qendër të Londrës përpara fillimit të ndeshjet.
Shumë prej tyre kishin fytyrat e mbuluara derisa këndonin këngë dhe krijuan flakë të kuqe nga fishekzjarrë të ndezur, ndërsa policia u përpoq t’i shoqëronte ata nga blerësit dhe turistët e befasuar nga prania e tyre.
Burimet në Gjermani kishin treguar se më shumë se 20.000 tifozë do të udhëtonin, megjithatë, ndërkohë që numrat ishin të mëdha atje ku ata marshuan në Wardour Street, shifrat nuk ishin askund afër asaj shume.
Dhe me Arsenalin që ka shitur zyrtarisht vetëm 2,900 bileta për klubin gjerman, si dhe duke refuzuar të shesin bileta për këdo, është e debatueshme se sa ‘Billy Goats’ do ta jenë në Emiratet.
We just had this coming down the street. Koln fans arriving for a trip to the Emirates Stadium. Long walk! pic.twitter.com/tUPHNTvx4r
— Ken Loach & Sixteen Films (@KenLoachSixteen) September 14, 2017
Gjermanët janë përballur me Arsenalin përpara në garën evropiane, duke luajtur me Arsenalin e Bertie Mee në gjysmëfinale të Kupës Evropiane gjatë sezonit të parë të dyfishtë të klubit në vitet 1970-71.
Me klubin që konkurronin në dy fronte, ata i mposhtën gjermanët 2-1 më 9 mars 1971, përpara se të eliminoheshin nga gara në largësi pasi humbën 1-0 në Koln dy javë më vonë. /Telegrafi/