Armëpushimi katërditor në Gazë që Izraeli e arriti me Hamasin, nënkupton jo vetëm armëpushim, por edhe lirimin e 150 të burgosurve palestinezë në këmbim të lirimit të 50 pengjeve që ishin marrë nga Hamasi gjatë sulmit 7 tetorit mbi Izraelin.
Mbrëmë në raundin e dy të shkëmbimit, janë liruar 17 pengje (13 izraelitë dhe 4 tajlandezë), derisa pala izraelite liroi 39 palestinezë, transmeton Telegrafi.
Janë publikuar edhe pamjet e pritjes së të liruarve palestinezë në Bregun Perëndimor. Në masën e mbledhur të palestinezë valëviteshin flamujt palestinezë por edhe ata të Hamasit.
Ndryshe Hamasi 50 ditë më parë filloi sulmin më vdekjeprurës mbi territorin e Izraelit, duke vrarë 1.200 izraelitë.
Në anën tjetër, Izraeli filloi sulmet hakmarrëse në Gazë, duke e goditur nga ajri dhe toka, duke bërë që mbi 15 mijë civilë palestinezë të humbin jetën. /Telegrafi/