Site icon Telegrafi

Mijëra qytetarë të Kalifornisë detyrohen të largohen nga zjarri i rrezikshëm

Një zjarr i egër “rrezikshëm i shpejtë” në Kaliforni i nxitur nga erërat e forta është përhapur, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen.

“Ky zjarr po lëviz me shpejtësi të rrezikshme”, tha shefi i zjarrfikësve të qarkut Ventura, Dustin Gardner.

“Shkurret po digjen, bari po digjet, gardhet po digjen, fushat bujqësore po digjen dhe strukturat po digjen”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se përhapja e zjarrit shkaktoi urdhra evakuimi për më shumë se 10,000 njerëz pasi kërcënoi 3,500 struktura në komunitetet periferike, fermat dhe zonat bujqësore përreth Camarillo, sipas një deklarate nga guvernatori Gavin Newsom, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ne po vazhdojmë t’u ofrojmë zjarrfikësve shtetërorë dhe lokalë mbështetjen e nevojshme për të shpëtuar jetë dhe prona nga ky zjarr agresiv”, tha Newsom.

Siç raportohet, lagje të tëra të vendit janë mbuluar nga tymi, gjë që ka kufizuar dukshmërinë për qytetarët dhe zjarrfikësit.

“Gjithçka është e rrezikshme atje”, tha kapiteni i zjarrfikësve të Venturas, Trevor Johnson.

Autoritetet thanë se ata po përdorin të gjitha burimet, duke përfshirë helikopterët që hedhin ujë dhe aeroplanët që hedhin retardantë zjarri.

Ndryshe, me shpërthime të parashikuara të zjarreve, pjesë të Kalifornisë Jugore mund të përjetojnë “kërcënime” për jetën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. /Telegrafi/

Exit mobile version