Site icon Telegrafi

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht pas rrënimit të një objekti.

Ideal Ramaj (13 vjeçar), Ramë Mehmetaj bashkë me Veton Morina rreth (16 vjeçar) humbën jetën tragjikisht mëngjesin e së dielës, tragjedi kjo që tronditi Republikën e Kosovës.

Siç është raportuar thuhet se fëmijëve u është shembur shtëpia duke i zënë brenda saj.

Banorët e fshatit Jabllanicë i kanë nxjerrë nga rrënojat ku menjëherë janë dërguar në Spitalin e Gjakovës e që më pas nuk kanë mundur t’iu mbijetojnë plagëve.

Varrimi i të ndjerëve është parapa të mbahet në ora 14:00./kp/

Exit mobile version