Shefat e kompanive nëpër Australi janë paralajmëruar se do të ketë kërkesa të mëdha për pushim shëndetësor, pasi episodi i parë i sezonit të fundit të “Game of Thrones” emetohet të hënën.
Seriali i popullarizuar i HBO transmeton episodin e parë të sezonit të tetë me radhë që pritet të shënojë një eveniment historik në televizion.
Episodi që është i fokusuar në një botë mesjetare të quajtur “Westeros”, fillimisht transmetohet në Australi (në orën lokale 9:00 dhe 11:00, varësisht nga shtetet perëndimore apo lindore të atij kontinenti), kur punëtorët zakonisht ndodhen në punë.
Ndërsa pronarët e kompanive të ndryshme presin mungesa të mëdha në punë – raporton The West Australian.
“Ata do ta bëjnë këtë në mënyrë ligjore duke kërkuar pushim dhe në mënyrë jo ligjore duke gënjyer se janë të sëmurë… Mund ta them se do të ketë shumë njerëz që do të kërkojnë pushim për ta shikuar ‘Game oh Thrones’, sepse është e hënë dhe u konvenon ashtu”, ka thënë një menaxher kompanie.
Ai i ka këshilluar punëtorët që të mos gënjejnë se janë të sëmurë, por t’u kërkojnë shefave të tyre që të jenë me fleksibilë, duke filluar më herët apo duke e përfunduar punën më vonë.
“Game of Thrones” që është përshtatur nga koleksioni i novelave të George R. R. Martin, u bë e popullarizuar globalisht që nga emetimi i parë në vitin 2011. /Telegrafi/