Rita Ora përballoi shiun gjatë një shfaqjeje të jashtëzakonshme në Vilnius, Lituani, teksa doli në skenë para 50,000 njerëzve të enjten.
Këngëtarja 33 vjeçe, tregoi figurën e saj të tonifikuar dhe barkun e sheshtë në një palë një sytjena argjendi magjepsëse dhe pantallona të shkurtra fuchsia të kromuar, të cilat i përshtati me një rimel të ndezur.
Ajo gjithashtu kishte vendosur një rrip me stampa leopardi dhe kishte veshur geta në formë rrjete dhe e përfundoi dukjen me çizme të zeza të larta ndërsa performonte për audiencën, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “Lonely Together” ishte plot vetëbesim teksa shfaqi lëvizjet e saj të kërcimit dhe aftësitë vokale, ku iu bashkua edhe një ekip i talentuar kërcimtarësh.
Rita shpejt ndërroi veshjen dhe zgjodhi një xhaketë me material xhins të madhe.
Këngëtarja shqiptaro-britanike e bashkoi veshjen me shkëlqim dhe gjithashtu kishte një palë syze dielli të kuqe.
Rita kohët e fundit bëri shaka për ‘detyrimin’ e bashkëshortit të saj Taika Waititi për t’i ‘vënë një unazë fejese’ gjatë paraqitjes së saj në shfaqjen “The Rebecca Judd” të Apple Music 1 të mërkurën.
Këngëtarja foli për marrëdhënien e saj të ëmbël me regjisorin, duke thënë se dyshja ‘frymizojnë njëri-tjetrin’.
Rita dhe Taika, 48 vjeç, u martuan në gusht të vitit 2022, por nuk e konfirmuan martesën e tyre deri në përvjetorin e tyre të parë vitin e kaluar.
Ishte një ceremoni e improvizuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles që ata e planifikuan për vetëm dy javë.
“Ask & You Shall Receive” është aktualisht kënga e fundit e publikuar nga Rita pas suksesit të albumit “You & I”, të cilin e nxori në shtije vitin e kaluar. /Telegrafi/