Site icon Telegrafi

Mijëra njerëz pjesëmarrës në varrimin e viktimave në Koçan, ceremonia mortore sigurohet nga policia

Koçani sot është në heshtje zie. Të afërm, miq dhe qytetarë mbërritën në heshtje në varrezat e qytetit për të bërë nderimet e fundit për të vdekurit nga zjarri në një klub nate.

Në varrezat e qytetit ka mijëra njerëz, por mbretëron heshtje. Heshtja thyhet herë pas here nga vajtimet e njerëzve të dashur.

Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë publikon emrat e viktimave nga zjarri në Koçan: Të mos spekulohet me informacione të pavërteta

Ceremonia e varrimit u sigurua nga policia dhe rojet e sigurisë. Të pranishëm janë ekipe të shumta gazetare nga vendi dhe jashtë vendit, të cilët filmojnë dhe fotografojnë nga një vend më i largët, sipas protokollit të planifikuar, për të mos lënduar ndjenjat e familjeve.

59 persona kanë humbur jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan.

Exit mobile version