Site icon Telegrafi

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Izraelit për të protestuar pasi Netanyahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes

Dhjetëra mijëra izraelitë kanë organizuar protesta në qytete anembanë vendit në një shpërthim spontan zemërimi pasi kryeministri Benjamin Netanyahu shkarkoi papritmas ministrin e tij të Mbrojtjes.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant pas kundërshtimit të tij ndaj reformës në drejtësi.

Lexo po ashtu Pas deklaratës së tij, Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, protestuesit në Tel Aviv bllokuan një autostradë kryesore dhe ndezën zjarre të mëdha të dielën vonë mbrëma, ndërsa policia u përlesh me protestuesit që u mblodhën jashtë shtëpisë private të Netanyahut në Jerusalem.

Trazirat thelluan një krizë mujore mbi planin e Netanyahut për të “reformuar gjyqësorin”, i cili ka shkaktuar protesta masive, ka alarmuar liderët e biznesit dhe ish-shefat e sigurisë dhe ka nxitur shqetësime te Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të ngushtë.

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes nga Netanyahu, Yoav Gallant, sinjalizoi se kryeministri dhe aleatët e tij do të vazhdojnë këtë javë me “planin e rinovimit”.

Por ndërsa një mori protestuesish vërshuan rrugët deri në orët e vona të natës, ministrat e Likud filluan të tregonin një gatishmëri “për të goditur frenat”.

Ministri i Kulturës, Miki Zohar, një i besuar i Netanyahut, tha se partia do ta mbështeste atë nëse ai vendos të ndalojë reformën gjyqësore. /Telegrafi/

Exit mobile version