Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi provincën qendrore Konya të Turqisë, njoftoi të hënën autoriteti i vendit për fatkeqësitë.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, tërmeti tronditi rrethin Meram të provincës Konya në orën 20:43. sipas kohës lokale, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Ai thuhet se ndodhi në një thellësi prej 6.82 kilometrash (4.2 milje) nën sipërfaqe.
Në Twitter, Zyra e Guvernatorit të Konias konfirmoi se ende nuk është raportuar për viktima.
“Deri më tani nuk është zbuluar ndonjë i lënduar. Ne vazhdojmë të monitorojmë (rajonin). Zhvillimet do të ndiqen dhe publiku do të informohet”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, Turqia është e ekspozuar ndaj fatkeqësive të tilla.
Që nga viti 1999 ky vend ka parë shumë tërmete vdekjeprurëse ndërkohë që më i fuqishmi që goditi Izmirin në vitin 2020 vrau rreth 115 njerëz. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=t1kZiJ5t-QY