Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren të mërkurën ka qenë destinacion për shumë të rijnë e të papunë nga e gjithë Kosova. Papunësia prej rreth 30 për qind sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), por edhe pamundësia për t’u punësuar ka bërë që numri it ë interesuarve të jetë shumë i madh.
Kompania nga Prizreni “B.S.B. Aviation” ka treguar kushtet për 2,000 vende punë në Gjermani
Osman Tas nga kompania “O.B.M. Aviation” nga Gjermania, u ka treguar mijëra të rinjve për kushtet e punës dhe dokumentet që duhet plotësuar ata për të punuar dhe jetuar në Gjermani.
Kurse, Bujar Berisha nga kompania “B.S.B. Aviation” në Prizren ka thënë se aplikimi është pa pagesë.
Ai ka treguar se profesionet të cilat kërkohen janë kryesisht që kanë të bëjnë me zanate, por edhe profesioni i infermieres.
Në mesin e të interesuarve për të gjetur një punë në Gjermani, ka qen edhe veterani i UÇK-së, Sabit Azizi nga Ferizaj.
Ai ka thënë se ka të kryera Shkencat Politike dhe njohuri për gastronomi por nuk po mund të punësohet në Kosovë.
Azizi thotë se ky raste është një mundësi e mirë për tu larguar nga Kosova. /Telegrafi/