Site icon Telegrafi

Mijëra britanikë marshojnë rrugëve të Londrës, kërkojnë referendum të ri për Brexit

Sot, Parlamenti britantik, me 322 vota pro dhe 306 kundër, deputetët vendosën që të miratojnë një amendament, i cili shtyn votimin e marrëveshjes së arritur nga Qeveria, deri sa kjo e fundit të miratojë një tjetër ligj që shmang daljen nga unioni pa marrëveshje.

Pas kësaj, qindra-mijëra britanikë, këtë të shtunë marshuan në rrugët e Londrës, duke kërkuar një referendum të dytë mbi Brexit-in.

Në këtë marsh, u bashkuan edhe grupi i deputetëve pro BE, , të partive kryesore politike të Britanisë së Madhe, të cilët, konsiderojnë se protesta e sotme e britanikëve, është shenjë e rëndësishme për Brexit.

“Le të kemi një referendum përfundimtar, ku të besojmë te populli, jo te Boris Johnson, për zgjidhjen e krizës së Brexit-it”, shkruajnë në Twitter organizuesit e grupit “People’s Vote”, njofton Telegrafi.

Lexo po ashtu Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit, reagon BE

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, dhe anëtarja e parlamentit, Caroline Lucas, e cila drejton partinë e Gjelbër në Britaninë e Madhe, ishin ndër politikanët që folën në këtë tubim.

“Kjo mund të jetë mundësia jonë e fundit të luftojmë për demokracinë dhe vendin tonë në Europë”, deklaroi ndërkohë Khan për gazetën “Independent”.

Po ashtu sot, ish-kryeministrja konservatore, Theresa May deklaroi se mbështet marrëveshjen e Brexit-it, të negociuar nga pasardhësi i saj, Boris Johnson, pavarësisht se kjo marrëveshje kaloi limitin nga negociatat e saj me Brukselin.

E Komisioni Evropian i kushtoi vëmendje të madhe votimit në parlamentin britanik për të ndaluar përkohësisht miratimin e marrëveshjes së Brexit, deklaron një zëdhënëse në Twitter, duke i bërë thirrje Londrës të tregojë se çfarë do të ndodhë më pas./Telegrafi/

Exit mobile version