Press 24 bën të ditur se listës së personave që kanë kërkuar nga Ivanovi që të tërheq vendimin për falje, i është shtuar edhe ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai kërkon që Ivanovi të tërheq çdo iniciativë që lidhet me emrin e tij, duke besuar në qëllimin e mirë të kryetarit të shtetit.
Mijallkov thotë se procedurat e PSP-së që synin to nisë ndaj tij, nuk kanë ndonjë bazë juridike dhe se kanë prapavi politike dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Ai është i bindur se nuk ka bërë asgjë tëkeqe, prandaj edhe kërkon nga kryetari që të tërheq vendimin që ka të bëjë me të./Telegrafi/