Site icon Telegrafi

Mihrije Braha sjell versionin e ri të këngës “Ma kadal”

Foto: Mihrije Braha/Instagram

Këngëtarja Mihrije Braha ka ripërpunuar një nga këngët më të njohura të karrierës së saj.

Bëhet fjalë për këngën “Ma kadal”, e cila mbahet mend si një ndër këngët hit të saj.

Ripërpunimi i muzikës është bërë nga DJ Cimi, i cili është edhe mysafir në këngën e saj.

Foto: Mihrije Braha/Instagram

Ndërkohë për tekstin është kujdesur vet bashkëshorti i këngëtares, Naim Abazi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili sjell skena mjaft verore.

Ana vizuale e projektit i është besuar M Production. /Telegrafi/

Exit mobile version