Site icon Telegrafi

Mihrije Braha shkon për Bajram tek prindërit në Mitrovicë të Veriut, “e dhimbshme” situata (Video)

Këngëtarja e njohur e skenës Mihrije Braha gjatë ditës së sotme (e martë) është nisur drejt Mitrovicës së Veriut për Bajram tek familja e saj.

Gjatë rrugës, këngëtarja ka hedhur një video në Instagram, e cila tregon për linjën që Mihrija përshkon për t’u futur në zonën e Mitrovicës së veriut.

Lexo po ashtu Fotografi e rrallë, Mihrije Braha në të 20-tat e saj në plazh (Foto)

Sipas saj, pamjet që të ofrohen teksa hyn në këtë zonë janë të trishtueshme, ndërsa asaj i duhet që ta bëjë këtë rrugëtim për të shkuar te prindërit.

“Urime festa e Fiter Bajramit të gjith shqiptarve të fes muslimane…..shikoni videon…..e për me shku te familja ime me bo Bajram ja qfar sheh njeriu kur hun në veri të Mitrovices….e dhimshme për mua ….e për ju?…….M B”(sic.), shkruan këngëtarja Braha në mbishkrimin e videos në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version