Telegrafi

Mihrije Braha prezanton dukjen pa makijazh

Ajo është shumë aktive dhe publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren e mirënjohur të skenës shqiptare, Mihrije Brahën, e cila përmes rrjeteve sociale vazhdimisht informon ndjekësit për më të rejat në jetë e karrierë.

Artistja së fundmi ka shpërndarë një video, ku shfaqet tërësisht natyrale pa makijazh.

Foto: Screenshot/Instagram

Përkundër moshës meqë tani është 54-vjeçare, ajo kujdeset vazhdimisht për paraqitjet e daljet publike.

Lexo po ashtu Mihrije Braha dhe Naim Abazi fejojnë djalin e tyre, reperin Plator Abazi

Megjithëse rrallë është shfaqur e tillë, krijuesja e hitit “Ma kadal” mori komplimente të shumta nga ndjekësit.

Foto: Screenshot/Instagram

Braha vitet e fundit ka qenë më pak e fokusuar në projekte muzikore, duke lënë më anash profesionin e këngëtares.

E njëjta po vazhdon punën me një emision bashkë me bashkëshortin e saj, Naim Abazin. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram