Mihrije Braha është një ndër këngëtaret që “plakja e ka harruar”.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe herë pas here publikon imazhe nga pushimet verore.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në llogarinë personale në Instagram ku shfaqet në bikini dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer të gjithëve.
Një komentues i ka shkruar asaj “Marre pasha Allahun nuk je as ne kohë e as ne trend”.
Mihrija ka reaguar menjëherë me fjalët “pse marre …nëse je i pa ditur punë e jotja…..a me të than të drejtën unë krejt i kom…ama bash krejt i kom….M B”.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar edhe në projektet e reja muzikore. /Telegrafi/