Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, duket se pas angazhimeve të shumta gjatë verës, ka gjetur më në fund pak kohë për pushime.
Këtë e ka bërë të ditur, teksa ka publikuar disa fotografi nga plazhi në rrjetet sociale.
Së fundmi, Braha ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të realizuar pranë detit, ku shfaq linjat atraktive në bikini.
Ndonëse i ka kaluar të pesëdhjetat, këngëtarja e njohur vazhdon të mbetet në top formë.
Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që ajo ka marrë nga ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit. /Telegrafi/