Këngëtarja Mihrije Braha sot feston ditëlindjen e saj të 48-të.
Mihrija është njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare, e cila karrierën muzikore e nisi që fëmijë, transmeton Telegrafi.
Fillimisht këndoi muzikë popullore për të vazhduar më pas me atë argëtuese duke u radhitur sot në mesin e këngëtareve më të pëlqyera edhe nga të rinjtë.
“Refuzova”, “Puthje kosovare”, “Tigresha”, “Ti nuk je shtëpia ime”, “Eja në Prishtinë” janë vetëm disa nga këngët më të njohura të këngëtares, e cila në karrierën e saj ka të realizuara gjithsej 13 albume.
Mihrjia njihet për kujdesin që i kushton dukjes në skenë, me linjat e saj trupore konkuron edhe koleget e saj të reja. /Telegrafi/
Shikoni fotografi ndër vite të këngëtares: