Telegrafi

Mihrija me urim romantik për Naimin: Nuk e di çka do bëja pa ty (Video)

Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha, në mënyrë romantike ia ka uruar ditëlindjen Naim Abazit.

Çifti që ka dekada që janë bashkë edhe në skenë, nuk kane hezituar asnjëherë që të shfaqen të dashuruar në publik.

Lexo po ashtu Kështu dukej e re Mihrija me djalin e saj (Foto)

Tash Mihrija ka postuar një video në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke kënduar me partnerin e saj skenik dhe jetësor.

“Zemra ime, urime ditëlindjen. Nuk e di çka do të kisha bërë pa ty. Dhashtë Zoti të gjitha të mirat”, ka shkruar Mihrija në Instagram.

Naimi dhe Mihrija bashkë janë realizues të emisionit “Odeon”. /Telegrafi/