Këngëtari Naim Abazi ka festuar ditëlindjen e 52-të.
Për këtë ditë të veçantë të bashkëshortit të saj padyshim është kujdesur Mihrije Braha, e cila e ka befasuar njeriun e saj të zemrës, transmeton Telegrafi.
Me një tortë në dorë dhe duke i kënduar këngën e ditëlindjes Mihrija është futur në ambientin ku ndodhej Naimi duke e surprizuar atë.
Këngëtarja është kujdesur që këtë moment ta ndajë edhe me miqtë e saj duke e shpërndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/