Site icon Telegrafi

Mihajlova e porosit Fetain: Mos u përpiqni ta shndërroni procesin gjyqësor në një cirk

Gazetarët përkohësisht pas kërkesës së Gjykatës Penale janë larguar nga gjykimi për rastin “TNT”, sepse bëhet fjalë për materiale dëgjimore në seancë që janë të klasifikuara, si dhe mbrojtja poashtu ka kërkuar si provë në lidhje me rastin të mos përdoren materialet në përgjim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova tha se bëhet fjalë për një seancë që ka reaguar prokurorja Fatime Fetai e cila pret se sot do të jetë diskutimi kryesor për këtë çështje. Mbrojtja ka kërkuar që prokuroria të mos lejojë një dëshmitar mbrojtës në këtë rast. Mijahollova tha se ka pasur lëshime teknike në dëshmitë e ofruar nga PSP dhe e porosit Fetain që të mos përpiqet që procesi gjyqësor të mos kthehet në një cirk.

Seanca ka të bëjë me shuplakat e urdhëruara për kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe protestat e dhunshme para komunës. /Telegrafi/

Exit mobile version