“Do të turpërohesh ti Nikolla Gruevski, që kishe mundësi historike të kujtoheshe si ringjallës i Maqedonisë, ndërsa humbi atë mundësi për interesa personale. Është koha ta pranosh të përgjegjësinë politike perosnale për politikat e gabuara dhe të lirosh OBRM-PDUKM-në nga barra e së kaluarës”, tha njëri nga inicuesit për reforma në OBRM-PDUKM, Aleksandar Mihajllovski, pas intervistës së Nikolla Gruevskit për TV Nova, ku ai tentoi që iniciatorët për reforma në parti t’i paraqesë si të paguar nga jashtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata ju përgjigjën menjëherë, duke i thënë se ai që duhet të turpërohet dhe të pranojë përgjegjësinë personale është Gruevski.
“Është turp që kryetari i OBRM-PDUKM të bie në atë nivel, të ofendojë dhe të shpërndajë të pavërteta për njerëz të rinj që kërkojnë reforma në parti”, tha Mihajllovski.
Gruevski në intervistë tha se po tentohet që atë ta largojnë nga udhëheqja e partisë.
“Këta e quajnë veten reformatorë, të cilët kanë qenë të eshalonit të pestë ose gjashtë. Shumica që kontaktojnë me ata, lavdërohen se për cilën ambasadë punojë, kush ju jep para dhe logjistikë. Ata njerëz një ditë do të turpërohen nga nipërit e tyre”, kishte thënë Gruevski në intervistën e tij./Telegrafi/