Site icon Telegrafi

Migrantët nga Austria, Hungaria i kthen në Kosovë dhe Shqipëri

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha sot se vendi i tij ka gatishmëri për t’i marrë prapa disa migrantë nga Austria, sipas rregullave të Bashkimit Evropian, dhe pastaj do t’i kthejë ata në vendin e tyre të origjinës, kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri.

Më tutje, Orban tha se Hungaria ka marrëveshje dhe procedura me vendet e origjinës, e po ashtu, edhe me shtetet nëpër të cilat migrantët do të kthehen në shtëpitë e tyre me autobusë, raporton AP nga Budapesti.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kancelarin e Austrisë, Christian Kern.

Ai theksoi se Hungaria do t’i merrte prapa vetëm migrantët që kanë hyrë në BE duke u regjistruar në Hungari, në harmoni me rregullat për azil të Dublinit.

Migrantët e tjerë, sikur ata nga Lindja e Mesme, që kanë hyrë në BE nëpër Greqi, do të refuzohen.

Exit mobile version