Telegrafi

Mignolet i pakënaqur me lojën e pakët te Liverpooli, Bournemouthi kërkon shërbimet e tij

Simon Mignolet (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Bournemouth është duke u angazhuar për transferimin e Simon Mignolet nga Liverpooli – bën të ditur The Sun.

Portieri i Redsave e ka humbur garën me Alisson Becker për të qenë portieri i parë i Jurgen Kloppit, prandaj largimi nga Anfield është një opsion real.

31-vjeçari dëshiron të transferohet në një klub, ku do të jetë portieri kryesor dhe do të luajë më shumë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Simon Mignolet

Këtë mundësi mund t’ia japë Bournemouthi që është duke u përpjekur që t’i sigurojë shërbimet e portieri belg.

Mirëpo, që të ndodhë transferimi, ky klub duhet t’ia paguajë Liverpoolit plot 15 milionë funte (17 milionë euro). /Telegrafi/