Simon Mignolet ka folur pas fitores ndaj Arsenalit në javën hapëse të Ligës Premier.
Belgu ka thënë se është i lumtur që ka mbrojtur penalltinë e Theo Walcott, e cila në fund doli të jetë vendimtare.
“Jam i lumtur që kam ndalur penalltinë e Walcott, kemi studiuar të gjithë njëmbëdhjetëmetërshat e Topçinjve dhe në fund ia kemi dal mirë”, ka thënë Mignolet.
Vlen të theksohet se 28-vjeçari sezonin e kaluar ishte përballur me shumë kritika nga tifozët e Liverpoolit. /Telegrafi/