Telegrafi

Miftaroski: Diaspora e Maqedonisë meriton të ketë përfaqësues të vetin në Kuvend

Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 7 nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, Ramazan Miftaroski, gjatë shpalljes së listave nga kjo parti ai theksoi se partia e tij është e vetjma që mendon për diasporën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Diaspora me vite të tëra ka punuar për të sjellur Maqedoninë këtu ku është, deri te pavarësia e saj. Të shpërngulurit jashtë vendit meritojnë të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Maqedonisë”, deklaroi mes tjerash Miftaroski.

Ai gjithashtu tha se diaspora e Maqedonisë gati 20 vjet ka qenë e harruar dhe nuk ka pasur përfaqësuesin e saj në Kuvend, por falë OBRM-PDUKM-së prej vitit 2011 ata përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/