Site icon Telegrafi

Miftaraj: Nëse Kosova do të kishte shtet ligjor, kryeministri Hoti do të ishte në paraburgim

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se nëse Kosova do të kishte shtet ligjor dhe Prokurori që punon në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, kryeministri Avdullah Hoti do të ishte në paraburgim.

Miftaraj ka thënë se anti-vlera dhe kapja e shtetit është shndërruar në politikë kryesore të Qeverisë Hoti, transmeton Telegrafi.

“Nëse Kosova do të kishte shtet ligjor dhe Prokurori që punon në baze të Kushtetutës dhe ligjit, Kryeministri Avdullah Hoti me siguri sonte do të kishte kaluar natën në qendrën e paraburgimit në Prishtine në pritje të një procesi gjyqësor”, ka shkruar ai në Facebook.

Miftaraj ka shkruar më tej se “Kërkesës së Vettingut në Polici, Prokurori dhe Gjykata duhet shtuar edhe Universitetit të Prishtinës”.

“Vetëm paramendo sa studentë kalojnë përmes “edukimit” nga lloji i “profesorëve” alla Avdullah Hoti. Anti-vlera dhe kapja e shtetit është shndërruar në politikë kryesore të Qeverisë Hoti”, përfundon reagimi i tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version