Telegrafi

Middleton shkel kodin e veshjes në BAFTA, pasi nuk lejohet të mbajë qëndrime mbi çështje të caktuara

(Foto: Getty Images)

Përzgjedhja e veshjes së Kate Middleton për pjesëmarrje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘BAFTA 2018’, është cilësuar si kundërthënëse.

Dukesha e Cambridge, e cila është në pritje të fëmijës së tretë, ishte ndër personazhet që kanë tërhequr vëmendje gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Royal Albert Hall.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, derisa femrat pjesëmarrëse në këtë eveniment ishin zotuar të visheshin me të zeza, ajo nuk e ka ndjekur këtë rregull.

36-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjelbër të errët të dizajnuar nga Jenny Packham dhe në këtë mënyrë anashkalonte kodin e veshjes për këtë vit.

(Foto: Getty Images)

Si anëtare e familjes mbretërore, Kate është e inkurajuar që të mos mbajë qëndrime politike në lidhje me çështjet e caktuara.

Në të kaluarën, Middleton ka ditur ta shkelë protokollin mbretëror duke u veshur shkurt mbi gju dhe duke mbathur këpucë me platformë të lartë, të cilat nuk i pëlqen mbretëresha.

(Foto: Getty Images)

Femrat pjesëmarrëse në ceremoninë e sivjetme BAFTA kanë vendosur të vishen me të zeza në mënyrë solidarizimi me fushatën “Time’s Up” kundër abuzimit seksual në industrinë e filmit dhe të muzikës.

Salma Hayek, Angelina Jolie, Jennifer Lawrence, Emma Roberts dhe shumë yje të tjera janë pjesëmarrëse në evenimentin e Londrës. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)