Microsoft ka thënë se problemet për t’u qasur në aplikacionin e tij të mesazheve Teams dhe tek platforma e lojërave XBox në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë tani janë zgjidhur.
Më shumë se 1,500 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar raportuan probleme me Teams, sipas gjurmuesit të ndërprerjeve Downdetector, transmeton Telegrafi.
Një numër i ngjashëm tha gjithashtu se kishte probleme me Xbox Live.
Disa që kishin blerë lojën më të fundit në serinë Call of Duty të lansuar të premten nuk kishin mundësi ta paguajnë atë, por, Microsoft thotë se kjo tani është rregulluar.
Në rrjetin social X, dikur Twitter, Microsoft tha se shërbimet u ndikuan nga “një rritje artificiale në trafikun sintetik të rrjetit”.
“Ne kemi bërë ndryshime në konfigurim për të korrigjuar ndikimin dhe pas monitorimit të shërbimit, ne kemi konfirmuar se çështja tani është zgjidhur”, tha kompania. /Telegrafi/