Microsoft është tani e vetmja kompani në SH.B.A. me një kapitalizim tregu që shkon në më shumë se një trilion dollarë, pasi aksionet vazhduan të bien tek rivalët e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në mbyllje të tregjeve më 23 mars, aksionet e Microsoft ishin me vlerë totale prej 1.034 trilion dollarë sipas listës zyrtare të Nasdaq.
Microsoft u bë kompania e tretë amerikane që kaloi një lartësi tregu prej 1 trilion dollarëve në prill 2019.
Apple, Amazon, dhe kompania mëmë Alfabet e Google kishin të gjitha kapitalizimet e tregut më shumë se 1 trilion dollarë në muajin e kaluar, por dobësimi global në ekonomi u ka kushtuar atyre më shumë sesa gjigantit Microsoft.
Pas matjeve të fundit, këto janë kapitalizimet e tyre në treg:
Apple: 981.726 miliardë dollarë
Amazon: 947.249 miliardë dollarë
Alfabeti: 725,39 miliard dollarë