Telegrafi

Microsoft nuk po heq dorë nga telefoni që do të konkurrojë me iPhone

Ëndrra e Microsoftit për ta bërë Windowsin një ‘lojtar’ të madh në telefonat e mençur është thuajse e vdekur, pasi përfshin vetëm një për qind të tregut.

Megjithatë, burime të ZDNet thonë se Microsofti është duke punuar në një projekt të fshehtë, i cili pritet të jetë i gatshëm kah fundi i vitit 2017.

‘Microsoft Windows 10 Mobile Continuum’ është vënë në aksion?

Ky sistem pritet t’u mundësojë versioneve të plota të softuerit Windows që të funksionojnë në një procesor ARM – i njëjti procesor që shfrytëzohet nga shumica e telefonave të mençur.

Lexo po ashtu Njëzet telefonat e mençur më të mirë në treg, çmimet dhe sondazhi i bashkangjitur (Foto)

Meqenëse, kjo teknologji mund të përdoret nga çdo telefon Windows, ky lajm i ka nxitur spekulimet se Microsofti vazhdon të punojë në të ashtuquajturin ‘Surface Phone’, aparatin e shumëpërfolur që mund të jetë konkurrent serioz për iPhone e kudogjendur Apple. /Telegrafi/