Hakerët e mbështetur nga shtetet sikurse Rusia, Kina dhe Irani kanë përdorur mjete nga OpenAI i mbështetur nga Microsoft për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të mashtruar objektivat e tyre, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.
Microsoft deklaroi në raportin e tij se kishte gjurmuar grupet e hakerëve të lidhura me inteligjencën ushtarake ruse, Gardën Revolucionare të Iranit dhe qeveritë kineze dhe koreano-veriore teksa përpiqeshin të përsosnin metodat e tyre hakuese duke përdorur modele të mëdha gjuhësore. Këto modele kompjuterike me Inteligjencë Artificiale gjenerojnë sasi të mëdha teksti për të kryer bashkëbisedime me njerëzit, transmeton Telegrafi.
Gjiganti teknologjik e njoftoi zbulimin pasi vendosi një ndalim të plotë për grupet e hakerëve të mbështetura nga shteti që përdorin produktet e saj të Inteligjencës Artificiale.
“Pavarësisht nëse ka ndonjë shkelje të ligjit apo ndonjë shkelje të kushteve të shërbimit, ne thjesht nuk duam ata akterë që kemi identifikuar – që i gjurmojmë dhe e dimë se janë aktorë kërcënimi të llojeve të ndryshme – ne nuk i duam ata për të pasur akses në këtë teknologji”, tha nënkryetari i Microsoft për Sigurinë e Klientit, Tom Burt. /Telegrafi/